Bombardimet në Gaza duken në kufirin trepalësh në Kerem Shalom, aty ku ndodhet edhe ekipi i Top Channel.

TCH ndodhet aktualisht në kufirin trepalësh mes Egjiptit, Gazës dhe Izraelit.

Kujtojmë se rreziku për civilët po rritet në Gaza, ndërsa Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme nga ajri dhe operacione tokësore.

Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, ku u vranë 1300 njerëz.

Kushtet në Gaza janë përkeqësuar, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë përpiqen të largohen nga vendi i tyre. IDF ka thënë se do të nisë operacione të rëndësishme ushtarake vetëm pasi të shohin se civilët janë larguar nga zona.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA