Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer historinë e patreguar të rrëmbimit të një të afërmes së saj gjatë trazirave të 1997-ës.

E ftuar në rubrikën “Galeri”, në “E Diell”, gazetarja Hoxha u shpreh se ajo ishte ndër të parat femra që pati kurajo të fliste mbi ndodhinë e saj dhe t’i qëndronte historisë deri në fund.

Hoxha: Unë them që ca gjëra janë të parashkruara, që ti do të ecësh në këtë trase dhe do të japësh këtë kontribut. Sepse unë ndërkohë e kam kaluar një histori, një gjurmë që themi ne shqiptarët, e cila tregon se kur duhet të ndjekësh një rrugë, jo vetëm pasioni dhe dëshira, por edhe disa ngjarje të jetës ta caktojnë.

Manushi: Ça historie është kjo?

Hoxha: Kushërira ime me të cilën unë jam rritur tek gjyshrit nga ana e mamit rrëmbehet në ’97-ën nga një person, dhe mbasi gjendet nga Policia, ai insistoi që ajo të martohej me të. Madje këmbënguli shumë, por ajo nuk pranoi. Në gjykatë ajo tregoi personin kush ishte me gisht në mes të sallës. Ky përbënte rastin e parë ku një femër shumë e gjallë, me kurajo, tregoi dhe i qëndroi deri në fund asaj historisë së saj pavarësisht ndikimit të njerëzve që i thoshin martohu. Pati një insistim të çuditshëm nga njerëzit, të cilët u ndanë në disa pjesë, por ajo ia doli ti qëndronte historisë së saj deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA