Një grumbull makinash të djegura janë gjetur në kibbutz-in Kerem Shalom në Izrael, afër kufirit me Gazën.

Ekipi i Top Channel vijon odisenë përgjatë kufirit me Gazën për të përcjellë në kohë reale se çfarë po ndodh në vijën e parë të frontit të luftës.

Kujtojmë se rreziku për civilët po rritet në Gaza, ndërsa Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme nga ajri dhe operacione tokësore.

Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, ku u vranë 1300 njerëz.

Kushtet në Gaza janë përkeqësuar, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë përpiqen të largohen nga vendi i tyre. IDF ka thënë se do të nisë operacione të rëndësishme ushtarake vetëm pasi të shohin se civilët janë larguar nga zona.

Pentagoni ka urdhëruar të shkojë një grup i dytë në Mesdheun lindor dhe po dërgon avionë luftarakë të Forcave Ajrore në rajon. Anijet luftarake nuk synojnë të marrin pjesë në operacionet e Izraelit, por të pengojnë të tjerët të hyjnë në konflikt, si Irani dhe Hezbollahu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA