Gëzhojat janë ende në tokë/ Gjurmët e ekstremistëve të Hamasit në masakrën e festivalit Supernova

15/10/2023 11:41

Gjurmët e masakrës së festivalit “Supernova”, ku ekstremistët e Hamasit qëlluan pa pushim mbi trupat e pafajshëm të të rinjve që kishin ardhur nga e gjithë bota janë ende në Re’im.

260 persona dyshohet se janë vrarë në këtë vend, ndërsa e gjithë bota u bë dëshmitare e ngjarjes së rëndë përmes pamjeve të shpërndara në rrjete sociale.

Rreziku për civilët po rritet në Gaza, ndërsa Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme nga ajri dhe operacione tokësore.

Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, ku u vranë 1300 njerëz.

Kushtet në Gaza janë përkeqësuar, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë përpiqen të largohen nga vendi i tyre. IDF ka thënë se do të nisë operacione të rëndësishme ushtarake vetëm pasi të shohin se civilët janë larguar nga zona.

Pentagoni ka urdhëruar të shkojë një grup i dytë në Mesdheun lindor dhe po dërgon avionë luftarakë të Forcave Ajrore në rajon. Anijet luftarake nuk synojnë të marrin pjesë në operacionet e Izraelit, por të pengojnë të tjerët të hyjnë në konflikt, si Irani dhe Hezbollahu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA