Frikë për front të ri lufte! Izraeli godet Hesbollahun në Liban, pritet ndërhyrja në Gaza

15/10/2023 22:56

Ushtria izraelite tha të dielën se do të vazhdojë të lejojë banorët e Gazës të evakuohen nga jugu dhe ndërsa trupat e saj bëhen gati për një sulm tokësor në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi.

Ndërsa Izraeli bëhet gati për ndërhyrjen e madhe, militantët në Rripin e Gazës vazhdojnë sulmin me raketa, shumica të kapura nga sistemi raketor i mbrojtjes izraelite, ndërkohë që shqetësim për ushtrinë e izraelit përbën edhe grupi militant libanez Hezbollah.

Përleshjet në kufirin verior të Izraelit me Libanin konsiderohen më vdekjeprurëset nga viti 2006, duke rritur frikën e përhapjes së luftës në një front tjetër.

Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi të shtunën grupin militant libanez Hezbollah, i mbështetur gjithashtu nga Irani, të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në “shkatërrimin e Libanit”.

Sakaq Izraeli i qëndron zotimit për ta asgjësuar grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit më të rëndë ndaj civilëve në historinë e vendit, duke vrarë rreth 1,300 vetë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh.

Edhe në Gaza situata paraqitet mjaft e rëndë, kushtet po përkeqësohen ndërsa numri i të vdekurve nga goditjet ajrore të Izraelit është rritur. Punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga sulmet ajrore të natës. Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 2,670 vetë janë vrarë, një e katërta e të cilëve fëmijë dhe rreth 10,000 janë plagosur. Thuhet se një milion njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA