Dëshmitari i “festivalit të vdekjes” intervistë për Top Channel/ Qindra të rinj mbetën të vdekur pas sulmit të Hamasit

15/10/2023 11:32

Një prej dëshmitarëve të masakrës së Hamasit në festivalin Supernova në një intervistë për Top Channel ka përshkruar tmerrin e asaj dite.

“Në shtatë të mëngjesit gruaja më zgjoi dhe më tha hej ka bomba në Izrael, unë dola jashtë shtëpisë dhe pashë 50 fëmijë që po vinin në fshatin tim, i pyeta se çfarë po ndodhte, mora makinën dhe erdha këtu solla 28 persona që ishin gjallë, katër pesë vajza ishin të vdekura, kam një javë që nuk fle, nuk mund ta përshkruaj dot jam shumë konfuz, ata mësohet që në shkollë që hebrenjtë duhen vrarë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA