Batanije, çadra kampingu e rroba/ Çfarë la pas masakra e Hamasit në Festivalin e Paqes në jug të Izraelit

15/10/2023 13:11

Top Channel sjell pamjet e masakrës në festivalin ku u vranë qindra të rinj nga Hamasi.

Mbi 260 trupa mendohet janë hequr nga vendi i një festivali muzikor në jug të Izraelit, i cili u sulmua nga forca të Hamasit më 7 tetor.

Na pamjet e siguruara nga Top Channel, në zonë janë dhjetëra makina bashkë me sendet personale të personave që kanë qenë pjesë e festivalit në Re’im.

Rroba, batanije apo çadra kampingu janë në makinat e shkatërruara nga plumbat.

Kujtojmë se rreziku për civilët po rritet në Gaza, ndërsa Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme nga ajri dhe operacione tokësore.

Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, ku u vranë 1300 njerëz.

Kushtet në Gaza janë përkeqësuar, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë përpiqen të largohen nga vendi i tyre. IDF ka thënë se do të nisë operacione të rëndësishme ushtarake vetëm pasi të shohin se civilët janë larguar nga zona.

Pentagoni ka urdhëruar të shkojë një grup i dytë në Mesdheun lindor dhe po dërgon avionë luftarakë të Forcave Ajrore në rajon. Anijet luftarake nuk synojnë të marrin pjesë në operacionet e Izraelit, por të pengojnë të tjerët të hyjnë në konflikt, si Irani dhe Hezbollahu.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA