Aksident automobilistik në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Buzëmadh. Informacionet paraprake pohojnë se një automjet ka dalë nga rruga.

Një vajzë ka mbërritur në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje policia për të zbardhur rrethanat e ngajrjes por edhe për të sistemuar qarkullimin e mjeteve

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA