Saidja zhvilloi takimin e dytë me Robertin, pasi u rikthye në “Për’puthen”.

Konkurrentja u pezullua për disa puntata, për shkak të filmimit që i bëri në fshehtësi Aurelit.

Këtë herë, Roberti zgjodhi bregdetin e Durrësit, për të kaluar disa orë romantike me Saiden. Ai i ofroi vajzës që pëlqen verë të kuqe, ndërkohë që në takimin me Aurelin, Saidja nuk mundi të konsumojë verë, për shkak të besimit të tij fetar.

Gjatë bisedës, Roberti i tregoi Saides më shumë për të shkuarën e tij:

Roberti: Para lidhjes serioze që kam pasur, nuk kam qenë djalë i mirë

Saidja: Çfarë ke bërë

Roberti: Nuk kam qenë serioz

Saidja: Sa me njërën, sa me tjetrën?

Roberti: Po

Saidja: Pse kështu ti

Saidja: Është me moshë. Më mirë që një mashkull t’i bëjë këto gjëra në kohë të rinisë. Edhe për lidhjet, edhe për bixhoz…

Roberti: Keni luajtur bixhoz më parë

Saidja: Më parë po. Kam gjashtë vite që nuk luaj

Pas bisedës dhe konsumimit të disa gotave verë, çifti guxoi duke hequr rrobat dhe duke hyrë në det. Nuk munguan përqafimet me tyre.

Por, gjatë diskutimit në studio, Roberti habiti publikun kur tha se nuk përputhet me konkurrenten dhe nuk do të dalë më me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA