Sapo është çelur konkursi për kompozitorët e rinj Çesk Zadeja.

Aplikimet janë të hapura nga të gjithë kompozitorët e rinj nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Konkursi synon të inkurajojë krijimtarinë e re të veprave muzikore origjinale nga kompozitorët e rinj në Shqipëri.

“Prej disa vitesh ka një ulje progresive të numrit të studentëve që studiojnë kompozicion. Kemi gjithmonë e më pak vepra të mëdha skenike dhe simfonike që shkruhen nga krijuesit e të gjitha moshave”, tha kompozitori Vasil Tole.

Thirrja për krijuesit e rinj për këtë vit bëhet për kategorinë muzikë instrumentale dhe vokale e dhomës. Veprat e plota do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një juri me personalitete të fushës, shqiptarë e të huaj. Fituesit do të kenë mundësi të vënë veprën e tyre në skenë.

“Në rast se një shkrimtar gjen një botues dhe e boton me një kosto të përballueshme. Arti i muzikë është kolektiv. Në rast se një kompozitor e mbaron veprën ajo nuk ka asnjë vlerë nëse nuk janë të ngritura mekanizmat që do sigurojnë përcjelljen e veprës tek publiku”, shtoi Tole.

Nëpërmjet këtij konkursi do të përzgjidhen për tu interpretuar vetëm veprat e 3 çmimeve fituese. Çmimi i Parë, “Çesk Zadeja 2023”. Çmimi i dytë “70 vjetori i TKOB-së”, vepër muzikore vokale instrumentale.

“Për të mos pasur dy çmime që janë vetëm vepra instrumentale por duke dashur që ju ta ndjeni veten akoma më të lirë kam vendosur dhe vokalin e kam vendosur tek çmimi i dytë”, tha drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina.

Aplikimet janë të hapura deri më 6 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA