Aleanca e vendeve ish-sovjetike nis diskutimet në Kirgizstan, Putin quan bombardimet në Gaza ‘brutale’ (fotot)

13/10/2023 19:41

Takimi i krerëve të shteteve ish-sovjetike, grupi i njohur ndryshe si “Bashkësia e Shteteve të Pavarura” (CIS) ka nisur sot në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

Presidentët e Kirgistanit, Rusisë, Azerbaixhanit, Bjellorusisë, Taxhikistanit, Kazakistanit, Tajikistan, Turkmenistanit e Uzbekistanit marrin pjesë.

Armenia normalisht duhet të përfaq   wsohej por kryeministri i saj Nikol Pashinyan kishte deklaruar se për arsye të “rrethanave të caktuara,” nuk mund të marrë pjesë në samit. Vendi i tij sapo doli i humbur nga konflikti i vjeter me Azerbaixhanin për rajonin e Nagorno-Karabak duke braktisur territoret etnike atje.

Samiti i veçantë organizohet për sigurinë e vendeve anëtare teksa pritet të nënshkruhen një seri dokumentesh të përbashkëta.

Presidenti rus Putin foli me gazetarët para takimeve për konfliktin e rëndë mes Izraelit dhe Hamas, duke dënuar sulmet e këtij të fundit në Izrael si dhe duke quajtur bombardimet ne Gaza ‘brutale’.

“Inkursioni i Hamas në territorin izraelit ishte i paprecedentë por Izraeli po kundërpërgjigjet me metoda brutale”, tha ai, duke theksuar se askush nuk mund të mbështesë Hamas, por as të miratojë rrethimin izraelit të Gazës që ka shkaktuar mijëra viktima.

Putin më tej krahasonte rrethimin në Gaza me bllokadën naziste të Leningrad gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bëri thirrje për reflektim.

“Rusia mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës nga fakti se kemi pasur marrëdhënie të mira me Izraelin në 15 vitet e fundit”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/6
Takimi i krerëve të shteteve ish-sovjetike, grupi i njohur ndryshe si “Bashkësia e Shteteve të Pavarura” (CIS) ka nisur sot në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA