Në prag të ndeshjes së Kombëtares me Çekinë, tifozët kuqezi kanë “pushtuar” Tiranën.

Anë e mbanë trojeve, shumë shqiptarë janë mbledhur për t’i dhënë zemër djemve të Silvinjos.

Tepër të zjarrtë janë “Plisat”, të cilët janë mbledhur në zonën e ish-Bllokut, duke brohoritur me shprehje dhe vargje patriote, ku nuk mungojnë flakadanët, fanellat, dhe dajreja karakteristike dhe tradicionale.

Shumë prej tifozëve, të moshave të ndryshme, shihen me një plis në kokë. Simbol ky që edhe Digitalb ka zgjedhur t’ua bëjë dhuratë atyre që do të ndjekin live në stadiumin Arenën Kombëtare, ndeshje e cila do të sigurojë biletën e Shqipërisë për në “Euro2024”.

Rrugët janë të bllokuara nga makinat, ndërsa shihet edhe një numër i lartë i forcave të policisë për të siguruar rendin dhe sigurinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA