Përplasja Rama-Salianji! Deputeti demokrat: Kryeministri u shpreh kundër rezolutës

12/10/2023 15:23

Pavarësisht ngulmimit nga deputeti demokrat Ervin Salianji për të marrë fjalën kjo nuk ndodhi. 

Iu desh të priste mbarimin e fjalës që zgjati 90 minuta të kryeministrit Rama, e shprehur qëndrimin për rezolutën.

“Kryeministri mbrojti veten për qëndrimet ndaj Kosovës. Edi Rama u detyrua bashkë me PS që të pranojë kërkesën tonë për të miratuar rezolutën ashtu siç na e paraqitën. Fjalimi i tij o sotëm ishte një fjalim kundra kësaj rezolute që po ju të nderuar kolegë deputetë po votoni. Kundra rezolutës që me gjas e ka dakordësuar PS ndërkohë me votë pro për mos tu turpëruar para shqiptarëve andej e këndej kufirit për votën e tij”- u shpreh Salianji.

Edhe njëherë tjetër Ervin Salianji riktheu debatin e prodhuar kur Edi Rama shprehu nevojën e kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR.

Veriu është “no man land” ( vend pa Zot) por ka qenë në të kaluarën dhe sot Policia e Kosovës ka kontroll të plotë. Pse ju sot bëni këtë propozim? Pyetja që ngre cilido ka vetëm një përgjigje. Pse Zoti Rama gjatë të gjithë kohës merret me veriun merret me Kosovën merret me Kurtin dhe nuk merret me Vucicin”- tha Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA