Kanceri i gjirit prek jo vetëm femrat por edhe meshkujt.

Dy raste me masë tumorale të gjirit tek meshkujt janë evidentuar në Fier pas diagnostikimeve. Nisur nga incidenca e lartë e prekjes nga kanceri i gjirit mjekja onkologe në Spitalin Rajonal në Fier Anisa Mone është shprehur për kujdesin qe duhet të tregojnë jo vetëm femrat por edhe meshkujt për të parandaluar avancimin e sëmundjes.

“Duke marrë parasysh se jemi edhe në muajin tetor që cilësohet muaji i sensibilizues për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kryerjen e depistimeve nëpërmjet mamografisë apeli shkon për të gjitha gratë e vajzat për të kryer kontrolle te mjekët specialistë”, tha Anisa Mone, mjeke onkologë.

“Tetori Rozë ” po mobilizon  strukturat shëndetësore. Duke marrë parasysh incidencën e lartë të rasteve me kancerin e gjirit ka nisur në Fier kryerja e depistimeve nëpërmjet mamografisë së lëvizshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA