Aeroportet e Damaskut e Alepos, jashtë shërbimi pas sulmeve ajrore izraelite në Siri (fotot)

12/10/2023 21:18

Bombardimet e ushtrisë izraelite kanë shënjestruar sot aeroportet kryesore të Sirisë në kryeqytetin Damask e Alepo në veri, njoftonte televizioni vendas, duke shtuar se aktualisht ato janë jashtë shërbimi.

Gazetari i rrjetit sirian Al-Ikhbariya channel raportonte se “sulmet ajrore izraelite kanë goditur aeroportet civile të Damaskut e Alepo”, të cilat vijnë në mesin e luftës së nisur prej të shtunës mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Hamas raportohet se ka vrarë qindra izraelitë dhe po mban peng dhjetra të tjerë pasi sipas raportimeve, qindra militantë hynë brenda qyteteve izraelite, megjithë fortifikimet dhe forcën logjistike të ushtrisë hebreje.

Izraeli është gjithashtu duke bombarduar mbi qytetin e Gazës sipas tij, ndaj objektivave të Hamas, por vdekjet e civilëve të pafajshëm janë mbi njëmijë.

FOTO GALERI
1/3
Bombardimet e ushtrisë izraelite kanë shënjestruar sot aeroportet kryesore të Sirisë në kryeqytetin Damask e Alepo në veri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA