Tunizia i kthen BE €60mln fonde, pas rritjes së tensioneve për fondet e emigracionit (fotot)

11/10/2023 18:58
Ministri i jashtëm Nabil Ammar tha per BE mes të tjerash se “ne nuk nisim luftëra, dhe nuk fusim njerëzimin në botën e luftës siç bëni ju”.

Vendi afrikano-verior akuzon Brukselin se ka shkelur paktin e kontestuar për emigracionin mes të dyjave prandaj ka kthyer fondet e dhëna në kuadër të marrëveshjes.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmonte për rrjetin Politico kthimin e buxhetit prej €60 milionë që ishte dhënë muajin që shkoi.

Zhvillimi është një goditje për paktin e emigracionin të nënshkruar në korrik me Tunizinë, që ka si qëllim uljen e fluksit të emigrantëve të ardhur prej saj në Evropë.

Shenja e pakënaqësisë e Tunizisë ndaj KE duket se ka të bëjë me masën e vogël të fondeve në krahasim me ato që ishin premtuar.

Marrëdhëniet mes të dyjave janë ftohur prej verës për çështjen e fondeve që arrijnë në  një total prej €255 milionë, ndersa kjo besohet se ishte pagesa e parë e bërë nga BE.

Qeveria tuniziane thotë se €60 milionët e paguara nga BE ishin parashikuar që në planin e rekuperimit pas pandemisë, të cilat nuk ishin disbursuar kurrë.

Ministri i jashtëm Nabil Ammar kritikonte dje BE duke u justifikuar mes të tjerash se “ne nuk nisim luftëra, dhe nuk fusim njerëzimin në botën e luftës siç bëni ju”.

Ai shtonte se €60 milionët ishin kthyer më 9 tetor.

Zhvillimi vjen gjithashtu pasi komisioneri Olivér Várhelyi kishte sfiduar disa ditë më parë Tunizinë për të “kthyer fondet nëse nuk ishte e kënaqur me pagesat”.

Megjithse ai duket se e kishte thënë në mënyrë figurative, vendi e realizoi konkretisht kthimin.

Zëdhënësi evropian shtonte sot se zhvillimi i fundit “nuk e ndryshon faktin që BE do të vazhdojë të punojnë për emigracionin me Tunizinë”.

FOTO GALERI
2/3
Qeveria tuniziane thotë se €60 milionët e paguara nga BE ishin parashikuar që në planin e rekuperimit pas pandemisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA