Zgjedhjet për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, ambasadori Hoxha në KS: Asnjëherë s’është vonë për të marrë vendimet e duhura

09/10/2023 18:17

Ambasadori Ferit Hoxha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbajti fjalën në lidhje me zgjedhjet për Këshillin e të Drejtave të Njeriut që do të mbahen nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Ata që mendojnë se të drejtat e njeriut kanë një kuptim; ata që festojnë 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut si një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit; të gjithë ata që kujdesen për besueshmërinë e KDNJ dhe punën e saj; ata të gjithë duhet të mendohen dy herë përpara se të japin votën e tyre nesër. Ata që shpërfillin hapur Ligjin për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin Humanitar nuk kanë vend në KDNJ. Vendimet kanë gjithmonë pasoja dhe asnjëherë nuk është vonë për të marrë vendimet e duhura”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA