Studentët e mjekësisë protestojnë sërish.

Ketë të hënë ata pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Që prej fillimit të vitit të ri akademik, auditoret e Fakultetit të Mjekësisë janë pothuajse bosh pasi studentët e të gjitha viteve kanë bojkotuar në shenjë proteste.

Studentët e Mjekësisë nuk e zhvillojnë mësimin në një godinë të vetme por të shpërndarë, disa pranë ish-spitalit ushtarak e disa pranë QSUT-s.

Ata kërkojnë të ketë një reagim nga Ministria e Arsimit ndërkohë që po bëjnë gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese ku besojnë se do të shfuqizohet ligji që i detyron ata të punojnë për 3-5 vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Top Channel