Qindra dridhje sizmike trondisin majën e vullkanit Kilauea në Hawaii (fotot)

09/10/2023 17:30

Shërbimi gjeologjik i SHBA ka zbuluar aktivitet të shtuar sizmik në ishullin Big Island në Hawaii, që kanë lidhje me trazirat në vullkanin Kilauea.

Mali është një nga vullkanet më aktivë në tokë dhe ka prodhuar cikle të vazhdueshme llave që prej shtatorit 2021.

Por vullkanologët thonin se megjithë dridhjet e shumta deri tani nuk ka një shpërthim aktiv.

“Trazirat e dridhjet po vijojnë me intensitet të ulët në jug të zonës së kraterit. Maja e Kīlauea mbetet e mbyllur në nivelet të larta aktiviteti. Ky i fundit ka nisur në Kīlauea prej 4 tetorit duke shkaktuar më shumë se 300 dridhje sizmike në 24 orët e fundit”.

Vullkani është rreth 100 milje larg Honolulu, i cili ka një popullatë prej 350,000 banorësh. Një shpërthim në vitin 2018 shkatërroi më shumë se 700 shtëpi dhe miliona dollarë dëme.

Në shpërthimin e fundit në shtator, pamje spektakolare tregonin llavën që dilte nga krateri e cila nuk kaloi kufijtë e parkut natyror të vullkanit.

Të tjerë vullkane fqinje si Mauna Kea, Hualalai e Mauna Loa, raportohet se janë në gjendje të qetë.

FOTO GALERI
1/3
Shërbimi gjeologjik i SHBA ka zbuluar aktivitet të shtuar sizmik në ishullin Big Island në Hawaii, që kanë lidhje me trazirat në vullkanin Kilauea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA