Dy persona janë nën hetim pasi u kapën duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në Bulqizë.
Në njoftimin e policisë thuhet se autorët u konstatuan duke kryer veprimet në vendin e quajtur “Fusha e Klenjës”.
Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 23-vjeçarin me iniciale B.H. dhe 38-vjeçarin A.I., banues në Ostren të Bulqizës.
Sasia e lëndës drusore dhe automjeti tip kamionçinë që do ti transportonte, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë edhe në Mat dy persona, 74-vjeçari M. B. dhe 40-vjeçari H. P. janë nën hetim, pasi kanë prerë 30 pemë në tokën, në pronësi të personit me iniciale Rr. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel