Dy prindër kanë vdekur në Izrael pasi i dolën para plumbave të militantëve të Hamasit, për të shpëtuar djalin e tyre.
Troen, një studiues izraelit në Universitetin Waltham, Massachusetts, thotë se vajza dhe dhëndri i tij janë mes të vdekurve.
Vajza e tij, Debbie Shahar Troen Mathias, dhe bashkëshorti i saj, Shlomi Mathias, po fshiheshin ndërsa luftëtarët e Hamasit hynin nëpër shtëpi për të vrarë njerëz.
Troen tha për median CBS WBZ-TV: Terroristët hynë në shtëpinë e tyre dhe filluan t’i qëllonin. Debbie dhe Shlomi ishin brenda një dhome të sigurt me djalin e tyre, Rotem Mathias, 16 vjeç, kur militantët hynë brenda. Ata dolën para plumbave për të shpëtuar djalin e tyre. Ata u përpoqën që të gjithë plumbat të binin mbi ta, në mënyrë që t’i shpëtonin jetën të birit, edhe pse një plumb qëlloi të riun në bark, ai shpëtoi.
Universiteti Brandeis konfirmoi se vajza dhe dhëndri i Troen kishin vdekur.
Universiteti tha në një deklaratë: Ne në Brandeis jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se profesori Troen ka humbur vajzën dhe dhëndrin e tij në ngjarjet tragjike që po ndodhin aktualisht në Izrael.
Top Channel