Megjithëse lufta Izraelit me Hamasin është mbi 2.800 kilometra larg Shqipërisë, Ilir Kulla ekspert i çështjeve të sigurisë dhe njohës i mirë i konfliktit në Lindjen e Mesme analizon pasojat e këtij konflikti në raport me vendin tonë.

Ilir Kulla: Ky konflikt nëse vazhdon do të tensionojë shumë tregjet. Pra lëndët e para që për shkak të pandemisë dhe luftës në Ukrainë janë të tensionuara prej tre vitesh rrezikon të ketë ndikime të drejtëpërdrejta në ekonominë e përditëshme, duke patur parasysh se disa prej mbështetësve të hapur dhe gjysëm të hapur të palestinezëve janë prodhuesit më të mëdhenj të lëndëve të para në botë për lëndët energjetike.

Ilir Kulla flet edhe për një tjetër ndikim të mundshëm negativ.

Ilir Kulla: Shqipëria vitet e fundit është duke rritur shkëmbimet e saja tregtare dhe investimet nga bota arabe kryesisht nga vendet e gjirit dhe nuk do të doja që kjo luftë të zgjaste shumë e të perceptohet si kur shqiptarët janë anti arab.

Për pozicionimin e Shqipërisë në këtë konflikt Ilir Kulla sjell këtë analizë.

Ilir Kulla: Shqipëria është sot anëtare e këshillit të sigurimit madje sapo ka përfunduar presidencën para pak ditësh dhe është e detyruar të marrë pozicione të forta në këtë rast të cilat do të japin komplikime. Me sa duket e gjithë Liga Arabe do të jetë e-block në krah të palestinezëve. Kjo do ta vërë Shqipërinë në pozita të vështira politike në raport me qëndrimet e hapura pro Izrael me të drejtë. Po nga ana tjetër duhet patur parasysh ekuilibri tjetër i Konferencës Islamike dhe botës arabe është shumë i rëndësishëm për atë që ka të bëjë me statusin e Kosovës dhe stabilitetin në Ballkan.

Eksperienca thotë zoti Kulla,  ka treguar se të gjitha konfliktet në Lindjen e Mesme eklispsojë të gjitha konfliktet e pjesës tjetër të botës.

Ilir Kulla: Do të ndodhë kjo me Ukrainën me Nagorno Karabakun që janë konflikte aktuale do të ndodhë sigurisht me Veriun e Kosovës që është një problem shumë po shumë i vogël me këtë gjë. Në këtë histori do të duhet mençuri politike, maturi edhe vullnet për ekzistencializëm në zgjidhjen e asaj që mund të quajmë kriza e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA