
21/02 23:00
Anëtarët e parlamentit rus kanë diskutuar planet për të anuluar ratifikimin e një traktati që ndalon testet bërthamore – në një zhvillim që dyshohet se mund të shkaktojë një garë të re armësh midis fuqive të mëdha botërore.
Një deklaratë e lëshuar nga Duma e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit, tha se ligjvënësve rusë tani u është dhënë 10 ditë për të studiuar mundësinë e revokimit të ratifikimit të traktatit nga Moska.
Komiteti i Çështjeve Ndërkombëtare të dhomës do të duhet të përfundojë punën e tij deri më 18 tetor, shtohet deklarata.
Top Channel