Hamasi, si shumë grupe të tjera në Lindjen e Mesme, vazhdon të urrejë idenë e krijimit të shtetit të Izraelit pas Luftës së Dytë Botërore, të promovuar me forcë atëherë nga fuqitë perëndimore.
Si ai, ashtu edhe grupe të tjera palestineze besojnë se territori në të cilën u ndërtua shteti hebre, iu rrëmbye në fakt pronarëve të ligjshëm, palestinezëve. Mbështetësit e Izraelit ndërkohë insistojnë se ajo zonë është atdheu i hershëm i popullit hebre, që përpara pushtimit babilonas mbi 2500 vjet më parë dhe atij të mëvonshëm romak.
Në dekadat që pasuan krijimin e Izraelit, ai zhvilloi disa luftëra dhe përfundoi duke pushtuar Bregun Perëndimor dhe Gazën, territor të cilin në 1947-tën, OKB-ja nuk e kishte përcaktuar që ai duhet ta zotëronte. Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005 dhe një vit më vonë, zgjedhjet atje i fitoi Hamasi duke përmbysur nga pushtetit Fatahun e duke larguar anëtare të komunitetit ndërkombëtar që kishin shpresuar të vazhdonin punën me Fatahun.
Shteti hebre vazhdon të mbajë të pushtuar Bregun Perëndimor, ndërsa ka vendosur një numër të madh kolonish në zonë të cilat janë kritikuar edhe nga vetë Këshilli i Sigurimit i OKB-së si shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Në kohën kur u krijua Hamasi, shumë palestineze ishin të zemëruar me politikat e izraelit dhe represionin e shërbimeve të sigurisë, siç e përshkruanin ata, e vazhdimisht, u rebeluan dhunshëm.
Hamasi nuk ishte i vetmi grup që doli në skenë, zemërata shfaqen edhe mbështetësit e Organizatës për Çlirimin e Palestinës e lëvizje të tjera. Intifada e parë u mbyll me Marrëveshjen e Oslos, që përvijoi kornizat e vetëqeverisjes palestineze ne Gaza dhe Bregun Perëndimor. E dyta pasoi në vitin 2000 kur militantë të Hamasit u akuzuan për sulme kamikaze e bomba kundër shtetasve izraelitë e civilëve të huaj, teksa nisjen e saj e nxiti vizita provokuese e Ariel Sharonit, asokohe kryetar i opozitës izraelite, në xhaminë Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.
Top Channel