Janë arrestuar dy shtetas të huaj në aeroportin e Rinasit për falsifikim të dokumenteve dhe dy të tjerë nën hetim.
Një 39-vjeçar nga Kina Z.Q, është arrestuar pasi ka paraqitur në sportel, një pasaportë të Koresë së Jugut, të falsifikuar.
Një shtetase kamerunase K.T., 43 vjeçe po ashtu është vënë në pranga pasi ka paraqitur në sportel, një leje për qëndrim në Suedi, të falsifikuar.
Në gjendje të lirë po hetohet një shtetas turk G.A 24 vjeç pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një pasaportë izraelite të falsifikuar.
Ndërsa një shqiptare A.M 59 vjeçe është vënë nën hetim, pasi nuk ka deklaruar në doganë, sende me vlerë (bizhuteri) që i kishte me vete.
Dokumentet false dhe sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel