Tërmeti në Afganistan, rritet në 2053 numri i viktimave! Mijëra të tjerë të plagosur

08/10/2023 10:25

Kalimi i orëve ka sjellë një rritje të numrit të të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Afganistan, duke e çuar numrin e personave të pajetë në 2053.

Të plagosur kanë mbetur të paktën 9200, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit të ndihmuar nga banorët vendas vijojnë ende të kërkojnë nën rrënoja.

Lëkundjet e tokës me magnitudë 6.3 6.3 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë të qytetit të Heratit, kanë shkatërruar dhe mbi 1300 shtëpi, duke lënë në qiell të hapur të mbijetuarit.

Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, të cilat po ashtu po përballen me një kapacitet përtej asaj që ofrojnë këto qendra.

Gjatë natës janë raportuar për paslëkundje për këtë arsye afganët kanë preferuar të qëndrojnë në vende të hapura më të sigurta për ta.

Raportohet se ende ka persona nën rrënoja. Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive njoftuan se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut.

Sipas të dhënave në provincën Herat, më të prekurët nga tërmeti që rezultoi fatal, jetojnë 1.9 milion banorë.

Pas lëkundjeve në qershor të vitit të kaluar ku humbën jetën 1000 persona, Afganistani duhet të përballet me një tjetër sfidë akoma pa kapërcyer atë të mëparshmen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA