“S’kam fjalë…”, Newcastle i rinovoi kontratën brazilianit deri në vitin 2028

08/10/2023 08:11

Bruno Guimaraes, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Newcastle, ka nënshkruar një kontratë të re të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

“Jam shumë i lumtur këtu,” tha ai. “Është një vend i mrekullueshëm dhe shpresoj të vazhdoj t’i bëj tifozët të lumtur dhe të ndihmoj ekipin të bëjë mirë. Ky është qëllimi im, sepse nuk ka fjalë për të përshkruar sa i lumtur jam. Më kujtohet, në intervistën time të parë, thashë se doja të luaja për këtë klub në Champions League dhe tani po ndodh.

Ne po bëjnë shumë mirë dhe kur i shikoj shokët e skuadrës në fushë, jam shumë krenar për ta. Jam krenar për të gjithë: ekipin, stafin, pronarët dhe tifozët. Qyteti ende beson tek ne dhe është e pabesueshme çfarë kemi bërë për ekipin. Shpresoj se mund të vazhdojmë. Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në jetën time në dy vitet e fundit”, tha braziliani.

Mesfushori 25-vjeçar në këtë fillim sezoni është aktivizuar në shtatë ndeshje në Premier League dhe ka shënuar një gol në fitoren e thellë 8-0 ndaj Shefield United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA