Avantazhi i liderit, cilët janë dy banorët që Rogerti dërgon në televotim kokë më kokë për të martën Vjeshta shoqërohet edhe me shumë prodhime bujqësore vendase në treg për të cilat fermerët kanë punuar gjatë gjithë sezonit të verës.
Në fshatin Dvoran në Korçë fermerët u bënë pjesë e Panairit të Vjeshtës duke ekspozuar larminë e prodhimeve të tyre ndërsa tregojnë se për ata që nuk u dëmtuan nga breshëri tregu nuk ka munguar dhe çmimet kanë qenë të favorshme. Mungesa e konkurrencës i ka favorizuar fermerët dhe ka bërë që prodhimet të shiten më shtrenjtë krahasuar me vitet e kaluara.
Këtë vit molla një prej kulturave kryesore të juglindjes u dëmtua nga breshëri çka bëri që çmimi i saj për kg të dyfishohet krahasuar le vitin e kaluar ndërsa gruri i cili u prodhua masivisht ka ende një çmim që fermerët e konsiderojnë të ulët për shitje.
Top Channel