“300 izraelitë të vrarë, 100 ushtarë e civilë të marrë peng”/ Izraeli kundërpërgjigjet, 256 palestinezë të vrarë

08/10/2023 08:27

Dhjetëra izraelitë janë marrë peng nga militantët palestinezë, pasi militantët e Hamasit sulmuan të shtunën Izraelin.

Ende nuk ka një shifër të konfirmuar të të rrëmbyerve, por Ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara thotë se janë 100 shtetas, përfshirë këtu ushtarët dhe civilët.

Mbi 300 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1.800 janë plagosur., shkruan ambasada në një postim në platformën “X”. Këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Izraeli, raporton BBC.

Kur kanë kaluar 24 orë nga fillimi i sulmit të befasishëm të Hamasit, një nga më vdekjeprurësit që Izraeli është përballur ndër dekada, qindra viktima raportohet në radhët e izraelitëve dhe palestineze, teksa sulmet nuk janë ndalur as gjatë natës.

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj Gazës, si kundërpërgjigje. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, janë 256 palestinezë të vrarë, përfshirë 20 fëmijë. 1788 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi mbrëmjen e kaluar me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA