Skënderbu do të luaj këtë të dielë në transfertë me Laçin, ku do të kërkojë marrjen e një tjetër rezultati pozitiv.

Sfida për trajnerin e korçarëve, Ivan Gvozdenoviç do të jetë tejet e vështirë pasi kurbinasit janë një ekip me element shumë të mirë.

Unë e pashë në ndeshjen me Tiranën dhe bravo për Laçin, por prapë kjo është tjetër gjë sepse përballë ishte Tirana dhe ishte jashtë, tani Laçi ka kundërshtar Skënderbeun brenda shtëpisë, dhe është ndeshje delikate. Smund të them që fituan me Tiranën dhe do fitojënë edhe me Skënderbeun. Është ndeshje e fortë edhe për ata edhe për ne por ne do luftojmë për pikët”, tha Ivan Gvozdenoviç-Trajner i Skënderbeut.

Korçarët në 7 ndeshjet e para të kampionatit kanë siguruar 12 pikë, duke fituar 4 ndeshje e duke humbur tre të tjera. Por për trajnerin Gvozdenoviç ekipi po punon për të patur një vazhdimësi më të mirë sa i takon rezultateve pozitive.

“Jemi skuadër “e re”, skuadra fiton me Partizanin e humbet me Kukësin, kjo është puna jonë si staf, si ta rregullojme në vazhdimësi. Çdo ekip mund të humbë e të fitojë në kampionatin shqiptar, nuk është diferencë e madhe. Ne jemi Skënderbeu, gjithmonë e kemi atë merak dhe detyrim për të luftuar fort për pikë e për të bërë maksimumin. Një skuadër me djem të rinj, që vrapojnë shumë, me dëshira dhe për mua është një ndeshje e vështirë por do jemi gati”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë Laçi nga ana tjetër ndodhet në vendin e tretë me dy pikë më pak se Skënderbeu, dhe pas fitores të arritur me Tiranën, kurbinasit synojnë një tjetër triumf, por kësaj here brenda në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA