Tensionet SHBA-Kinë, Biden konfirmon një takim të mundshëm me Xi në San Francisko

06/10/2023 20:10

Udhëheqësi i SHBA, Joe Biden tha se një takim me presidentin kinez Xi Jinping në San Francisko muajin e ardhshëm është një “mundësi”.

Zyrtarët amerikanë thonë se Shtëpia e Bardhë po kërkonte të organizonte një takim ballë për ballë midis liderëve, të cilët nuk janë parë më njëri-tjetrin që nga samiti i G20 në Bali në vitin 2022.

Zoti Biden tha se asgjë nuk është vendosur ende.

“Nuk ka një takim të tillë të caktuar, por është një mundësi“- u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës janë rritur vitet e fundit dhe janë rritur më tej pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë të supozuar spiune kineze në fillim të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA