Guatemalasit kanë dalë në rrugë për ditën e katërt radhazi, duke denoncuar atë që quajnë ‘fushatë për të ndaluar që presidenti zgjedhur Bernardo Arevalo të vijë në pushtet’.
I konsideruar si politikan ‘i jashtëm’ që zotohet të luftojë korrupsionin, Arevalo shënoi një përmbysje surprizuese të rezultateve në zgjedhjet e gushtit, që besohet se ka alarmuar politikanët e gardës së vjetër.
Mijëra guatemalas kërkonin mbrëmë paqësisht largimin e prokurorëve të fuqishëm të politikanëve të vjetër që akuzohet se po punojnë për sabotuar fitoren elektorale të Arevalo.
Arevalo është i zgjedhur më shumicë dërmuese në gusht, por kryeprokurori Consuelo Porras kërkon të skualifikojë partinë e tij anti-korrupsion ‘Movimiento Semilla’ dhe ka urdhëruar bastisje dhe sekuestrime të dokumenteve elektorale.
Në protestë mësuesja Rene Coti, kërkonte largimin e elitës së korruptuar të vendit:
“Politikanët e vjetër duhet të largohen: (kryeprokurori) Consuelo Porras, (prokurori) Rafael Curruchiche, gjykatësi (Fredy) Orellana, si dhe peshku i madh (President Alejandro) Giammattei.”
Përfaqësues të protestës zotoheshin të mos ndalonin demonstratat deri në largimin e zyrtarëve.
Luis Pacheco, kreu i organizatës më të madhe të popujve indigjenë të Guatemalës, tha se protestuesit do të vendosen me tenda në shesh për të kërkuar fundin e të korruptuarve.
Pacheco shtonte se presidenti Giammattei, kishte premtuar në gusht të lejonte një tranzicion të qetë të pushtetit, ndërsa tani hesht ndaj bastisjeve të prokurorisë në zyrat e partisë fituese dhe ndaj objekteve elektorale.
Top Channel