Gërvalla pas Ministerialit të Ministrave të Jashtëm: Institucionet tona i dalin për Zot vendit, të gjithë të respektojnë Kosovën si shtet i pavarur
06/10/2023 15:37
Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur sërish kundër deklaratës së kryeministrit Edi Rama “që KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.
Institucionet tona e kanë treguar sa janë të përgatitur për t’i dalë Zot vendit, tha Gërvalla në një deklaratë për mediat pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që u mbajt sot në Tiranë.
“E kanë menaxhuar me profesionizëm. Të jashtëzakonshëm. Kosova është shtet i pavarur. Ashtu sikurse nga Serbia të njohë Kosovën, kërkojmë nga të gjitha shtetet ta respektojnë këtë fakt dhe të mos bëjnë deklarata të pamatura”.
Top Channel