Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sot (e enjte) në ambientet e SPAK.
Ndaj Jorgo Goros ka dy gjetje, kryesorja është ajo e raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.
Gjithashtu këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës. Fredi Beleri është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Zoti Gori kaloi Prokurorinë e Posaçme në orën 10 dhe u ballafaqua me prokurorët e SPAK.
Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.
Goro hyri në SPAK pa praninë e një avokati, ndërsa deklaroi se ishte si një qytetar për të dhënë sqarime.
Top Channel