![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/20241110-02-trump-putin-split_hd-800x450.jpg)
12/02 20:04
Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph pranë qytetit rus të Belgorodit.
Mediet ukrainase raportojnë se sulmi është kryer gjatë natës.
Videot e postuara në kanalet ruse Telegram me sa duket kapën tingujt e shpërthimeve mbi Belgorod në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burimet brenda Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës që folën për mediat nuk dhanë hollësi për shkallën e dëmit.
Rusia më herët pretendoi se forcat e saj kishin rrëzuar 31 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk.
Top Channel