Shqipëria U21/ Bushi zbardh listën, dhjetë futbollistë nga Superiorja

04/10/2023 12:42

Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit. Mbrojtësin Brayan Boci (Lecco, Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II).

Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U21. Shqipëria U21 luan në datën 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku). Katër ditë më vonë presim Malin e Zi në “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30.

Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Kuqezinjtë renditet në vendin e parë pas dy fitoreve ndaj Armenisë U21 dhe Rumanisë U21./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA