Një 30-vjeçar është kapur në flagrancë në Shkodër teksa transportonte me automjet dy thasë me hashash.

30-vjeçari me iniciale N.M u kap me dy thasë me 35 kg kanabis, të cilat i kishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit.

Pasi ka marrë informacione, policia e ka ndaluar për kontroll në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

N,M., 30 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua në flagrancë dhe do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA