Edhe pse viti i ri akademik ka nisur, regjistrimet për në universitet vijojnë.

Nga nesër, pra data 4 tetor, maturantët kanë një mundësi të fundit për tu regjistruar në fakultet, në atë që quhet faza e lirë, e që do të zgjasë deri më 18 tetor.

Maturantët që nuk kanë mundur që të kapin asnjë degë studimi, apo për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar në dy raundet e para, do të munden ta bëjnë këtë në fazën e lirë, që do të ketë rreth 3 mijë aplikantë.

Cdokush që do shfrytëzojë këtë mundësi të fundit, do të duhet që të paraqitet fizikisht në fakultetin që është i interesuar dhe në bazë të kuotave të lira dhe kriterit të mesatares, mund të aplikojë për të vijuar studimet e larta.

“Është çështje fati”, tha një student.

Nga 30 mijë maturantë që iu nënshtruan provimeve të maturës shtetërore, vetëm 20 mijë studentët u ulën për herë të parë në auditore këtë vit akademik.

Në shumë universitete ka ende kuota të lira ndërsa interesi i ulët për degët si kimia, filozofia, gjuhët e huaja, rrezikon mos hapjen e tyre.

“Nëse ka kuota të lira le të regjistrohen”, tha një studente.

Megjithatë ka dhe studentë të cilët kanë konkurruar për të fituar të drejtën e arsimit të lartë, të cilët e shohin të padrejtë fitimin e një vendi në universitet, pa garë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA