Shtyhet seanca për sterilizimin! Shkak mungesa e avokatit të Arben Gjatës, të akuzuarit kërkojnë zbutje të masës së sigurisë

03/10/2023 11:14

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për çështjen e sterilizimit, ku gjashtë të arrestuar kanë ankimuar masat e sigurisë. 

Shkak i shtyrjes së seancës, që do të mbahet nesër (e mërkurë) ora 09:00, është bërë mungesa e Plarent Ndrecës, avokati i Arben Gjatës.

Të dyshuarit e dosjes së sterilizimit kanë kërkuar ndryshim mase sigurie. Ndër ta është ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët janë dënuar me arrest me burg.

Gjithashtu ndryshim të masës së sigurisë ka kërkuar edhe Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të cilët janë në arrest shtëpie. Ndërsa redaktori Arben Gjata dhe Genc Burazeri, të dënuar me masën e detyrimit me paraqitje, e kanë kundërshtuar këtë masë duke kërkuar heqje të kësaj mase.

Dy të arrestuarit e tjerë, Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk e kanë kundërshtuar masën e sigurisë, e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-ministri Rrepaj pretendon se nuk i është shmangur drejtësisë. “Unë u largova”, pretendon ai, “drejt Mbretërisë së Bashkuar për shkaqe familjare dhe për shkak të fëmijëve të mi.”

SPAk është urdhëruar të ushtrojë ndjekjen penale të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA