Video/ Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, shkon në 7 numri i viktimave 05/11 07:46
Banorët e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar u tronditën nga një shpërthim i madh që ndriçoi qiellin e mbrëmjes së djeshme menjëherë pas një rrufeje.
Shpërthimi ndodhi në një fabrikë riciklimi të mbetjeve ushqimore, Gjashtë makina zjarrfikëse dhe 40 zjarrfikës shkuan menjëherë në fabrikë, e cila përpunon mbetjet ushqimore që kthehen në biogaz.
Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Severn Trent Green Poëer tha se një rezervuar tretës në objektin e Cassington AD pranë Yarnton, Oxfordshire, u godit nga rrufeja duke rezultuar në ndezjen e biogazit brenda atij rezervuari.
Ai tha se askush nuk ishte lënduar dhe stafi po punonte me shërbimet e urgjencës për të siguruar vendin.
Top Channel