Kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrjen për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike dhe përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit, nuk la pa përmendur as hotelet.
Kryeministri tha se numri i turistëve nuk korrespondon me të ardhurat që deklarojnë hotelet.
“Tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen dhe tjetër është niveli i okupimit dhe tjetër është niveli që deklarohet. Unë personalisht kam pasur dy raste këtë verë, dy miq që më kanë kërkuar ndihmë pasi nuk gjeni dhomë të lirë në gjithë bregdetin. Tani si e lidhim me këtë deklarimin që hotelet kanë qenë 70% e 60% e 50% të okupuar? Vitin e ardhshëm do të kenë referencë.
Shifra zyrtare që e mora sot në mëngjes. 1.1 milion turistë në shtator dhe nëse dhjetori do të jetë në këtë trend, ne mund të kapim 10 milion turistë këtë vit, po me siguri do të kalojmë 9, varet nga dhjetori, si do të jetë dhjetori.
Si ta shpjegojmë që përtej Airbnb, e cila është një hapësirë e pakontrolluar, për të cilën duhet të krijojmë një marrëveshje me qeverinë, pasi nuk i tregon të dhënat. Një tjetër burim i rëndësishëm për familjet që japin apartamentet me qira. Nuk kemi të dashur të hyjmë në taksimin e tyre por si ta shpjegojmë kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat e deklaruara nga hotelet, të cilat nuk korrespondojnë njëlloj.
Si për shitjen e apartamenteve si për shitjen e dhomave në hotele, mund të themi që bazuar te tregu dhe bazuar te sondazhet e Drejtorisë së Tatimeve nuk e pranojmë që t’ju marrim juve TVSH 6%, për këtë shifër që na jepni ju. Ne do e marrim shifrën 6% për shifrën që thotë tregu dhe ju do të na e jepni.
Po e marrim ër të përmirësuar shumë hallka të turizmit, që mund t’i përmirësojë vetëm shteti”, tha Rama.
Top Channel