Kryeministri Edi Rama po zhvillon një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit
Rama tha se me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, do të shihen të gjitha VKM-të, ku do të hiqen ato të panevojshmet. Kreu i qeverisë tha se do të pastrohen vendimet të cilat më shumë krijojnë probleme sesa i zgjidhin ato.
“Me ndihëm e Inteligjencës artificiale do shohim VKM-të. Kemi parë rezultate nga testet e para dhe gjatë këtij sezoni, deri në qershor do t’i pastrojmë shumë VKM që janë aty më shumë për të krijua kontradita dhe probleme, sesa për të zgjidhur probleme. Janë gjëra që duhen parë konkretisht, ju bëjani me dije zyrës së ministres dhe ne do ju ftojmë për të pasur një hapësirë të lirë, ku do të ketë njerëz që do të marrin të gjitha kërkesat, ankesat, sugjerimet tuaja.”-tha Rama gjatë takimit me biznesin.
Top Channel