Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustrisë, gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama ku po diskutohen sugjerimet për përmirësimin e klimës së biznesit, ngriti disa shqetësime.
Mes të tjerash, Buxhuku tha se, Konfindustria ka vërejtur vjedhje të produkteve të hidrokarbureve, naftë, benzinë dhe gaz nga pikat e karburantit. Ai tha se qytetarët veçse marrin hidrokarbure të cilësisë së keqe, paguajnë më shumë sesa marrin.
“Unë kam disa shqetësime. Kemi një problematikë të madhe për ndërtimin e paneleve diellore nga industritë. Është kufizim i madh me VKM-në për 0.5 megavat. Unë mendoj se është procedurë penguese, u ngrit para një viti. Mendoj që një pengesë e tillë mund të tejkalohet. Është një bllokim nga mendtë, jo nga mundësitë. Shqetësimi i dytë edhe nga pikëpamja etike duhet luftuar, është problemi metrologjinë e karburanteve. Kemi pasur shqetësime nga bizneset. Kemi vjedhje të mëdha në shitje me pakicë. Në produktet naftë dhe benzinë, ka vjedhje. Veç cilësisë së keqe të karburanteve, qytetarët paguajnë më shumë sesa deklarohet. Shqetësues është fakti që kjo ka ardhur pas kalimit me koncesion të shërbimit. Nuk jemi në fazën t’i kthehemi problematikës së vjedhjes me kandar. Duhet të ketë barazi dhe konkurrencë.”-tha Buxhuku.
Top Channel