Konispol/ Shfrytëzoi detyrën e tij si polic, shiste produkte të skaduara brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle

03/10/2023 11:04

Një pronar dyqani në Konispol është vënë në pranga pasi shiste produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë dyqan, është zbuluar se pronari shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Pronari i dyqanit N. A., 56 vjeç me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol, duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA