Këngëtarja Enca Haxhia i shpëton burgut, gjykata rrëzon prokurorinë
03/10/2023 16:35
Gjykata ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren Ruensa Haxhiaj, e njohur si Enca,
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të këngëtares, që kishte mbjellë disa bimë kanabisi në ballkonin e vilës ku jetonte. Por, Gjykata nuk pranoi ankimin e Prokurorisë për caktimin e masës të “arrestit në burg”, pasi Prokuroria hoqi dorë nga akimi.
Ndërsa kërkesa e Encës për ta vlerësuar të paligjshëm arrestimin e saj është rrëzuar, pasi ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor.
Enca u arrestua në 12 shtator për kultivim kanabis në banesën e saj. Ajo kishte mbjellë disa bimë kanabis në vazo, të cilat i kishte vendosur në ballkonin e shtëpisë.
Top Channel