Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro do të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi ankimimin e saj.
Joana Duro ankimoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit, që në muajin qershor vendosi ta lerë të arrest me burg, nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Ish-sekretarja dhe punonjësja e Ministrisë së Shëndetësisë Laureta Shteto, e arrestuar për të njëjtën vepër panel, kanë mohuar akuzat ndaj tyre dhe kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se në zarfin që morën kishte para.
Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.
Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.
Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
Top Channel