Nga 1 tetori, ka hyrë në fuqi marrëveshja mes 38 operatorëve telefonikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian që mundëson një ulje të ndjeshme të tarifave të internetit në Roaming.

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se çmimet tashmë janë ulur mesatarisht deri në 99%.

“Prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”,  thotë Rama.

Kjo marrëveshje do tu mundësojë përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas. Kufiri i çmimit për 1 GB Roaming në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, nuk do t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më ekonomik. Ndërkohë në vitin 2026 çmimi do të shkojë në 14 euro për gigabajt dhe duke filluar nga 2028 në 9 euro për gigabajt.

Por për të përfituar nga këto çmime operatorët e telekomunikacionit në Shqipëri fillimisht duhet të bëhen pjesë e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja për uljen e tarifave të internetit në Roaming u arrit në Samitin mes BE dhe Ballkanit perëndimor që u mbajt më 6 dhjetor të vitit 2022 në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA