Ministria e Arsimit ka rihapur për herë të fundit aplikimet për në universitet nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z.

Të gjithë ata maturantë që vijnë nga jashtë vendit me diplomë të huaj të shkollës së mesme që patën vonesa me njehsimin e dokumentacionit shkollor, apo ata maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë mundur të aplikojnë në dy raundet e para do të kenë një mundësi të fundit ditën e nesërme më datë 4 tetor.

Maturantëve ju jepet afat kohor nga ora 9:00 deri në 14:00 të aplikojnë on line në portalin u-albania. Ky është vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë me urdhër të drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA