Foto ilustruese

Një 83-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të martë pas Njësisë Administrative Dajt.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

“Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA