Aksioni policor në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit, gjobiten mbi 12 mijë shoferë
03/10/2023 09:10
Vazhdon aksioni i policisë në Tiranë për makinat e parkuara gabim, për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar.
Gjatë javës së kaluar janë ndëshkuar me masë administrative rreth 12,607 drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Aksioni për heqjen e makinave të parkuara gabim me karoatrec, të cilat pengojnë trafikun dhe krijojnë kaos në rrugë, ka nisur para katër ditësh, si në Tiranë po ashtu edhe në qytet e tjera.
Top Channel